zoom

Lajme

Këngëtarja Rozana Radi thumbon 5 finalistët e BBV: Ja kë njoh unë si fitues prej dy vitesh…

Spektakli mbaroi, por reagimet publike apo në rrjetet sociale nuk mungojnë, ku vihen re edhe doza ironie apo thumbime indirekte.

Edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka “thumbuar” fituesen e “Big Brother VIP”, Egla Cenon dhe 4 finalistët e tjerë të reality show-t.

Artistja përmes një postimi në InstaStory, ka treguar se fitues të “BBV” nuk shikon Eglën, Julian Dedën, Heidi Baçin, Romeo Veshajn apo Meriton Mjekiqin, por një tjetër personazh VIP.

Bëhet fjalë për fituesin e sezonit të kaluar të këtij reality show, Luiz Ejlli, për të cilin Rozana tha që prej dy vitesh këngëtarin Shkodran e shikon si fitues.

“Këtë njoh për fitues unë, ka dy vite”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së Luizit. /ZOOM.AL/