zoom

Të gjitha

Dua Lipa, kryeson listën e të rinjve më të pasur

Sunday Time Music raporton se këngëtari Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik, ku thuhet se pasuria e tij u rrit me 47.2 milionë paund.

Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro).

Në anën tjetër, pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë paundë (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë paundësh (70 milionë euro), këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.

– Lista me muzikantët më të pasur sipas Sunday Time Music

Sir Paul McCartney – 865 milionë paundë

U2 – 625 milionë paundë

Lord Lloyd-Webber – 495 milionë paundë

Sir Elton John – 395 milionë paundë

Sting – 320 milionë paundë

Sir Mick Jagger – 318 milionë paundë

Keith Richards – 303 milionë paundë

Olivia dhe Dhani Harrison – 295 milionë paundë

Sir Ringo Starr – 285 milionë paundë

Ed Sheeran – 260 milionë paundë /L.K

/Zoom.al