Aplikacion
Ajo ka bërë dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzuar të shoqin dhe më pas vëllain e saj. Gazeta “Sinjali” raporton se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selim shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin për dhunë.
Mësohet se fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diaa herë në kokë. Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.
Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë në familje. Sipas dëshmisë së saj, i vëllai e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin lidhur me denoncimin që kishte bërë Teuta Selimi ndaj të shoqit për dhunë.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “dhuna në familje”. /ZOOM.AL/