Aplikacion
Ajo ka një hapësirë ndenjeje prej 21,000 metrash katrorë, tetë dhoma gjumi dhe 12 banja. Por gjetjet e sondazhit nga autoritetet në Los Angeles kanë treguar se prona e vendosur në Beverly Park është një zonë sizmike .
Sipas tabloidit britanik The Sun, Studimi Gjeologjik i Kalifornisë arriti në përfundimin se në vitin 2014 shtëpia, e cila ndodhet në një kodër është aktive e cila ka mund të gjenerojë një tërmet me magnitudë deri në shtatë ballë.
Këngëtarja e “Easy On Me” bleu pronën nga Sylvester për pothuajse gjysmën e çmimit 49.7 milionë euro, më lirë nga çmimi fillestar i kërkuar prej 96 milionë euro janarin e kaluar.
Veçoritë e rezidencës përfshijnë 3,47 hektarë tokë, shtëpi pritjeje me dy dhoma gjumi, bibliotekë, kurs, palestër, sauna, pishinë, dhomë puro, bar me porosi dhe studio arti./L.K
/Zoom.al