zoom

Të gjitha

“Këngëtare tallavaje”, vijon përplasja mes Fifit dhe gazetares, ofendime në rrjete sociale

Një dedikim dashurie i Fifit për partnerin e saj në Instagram është kthyer në temën e përplasjes virtuale mes saj dhe gazetares Zhaklin Lekatari.

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”- shkruante Fifi mes të tjerash në dedikimin për të dashurin Adis Patushi.

Por Zhaklin Lekatari ka postuar në rrjetet e saj sociale një reagim ku shprehet se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.

Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.

Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares, e cila i është përgjigjur jo drejtpërdrejtë por duke publikuar në Instastory një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”, thuhet në postim.