zoom

Të gjitha

“Nuk është gjë kënga , na turpërove”/ Ronela Hajati ironizon ata që e kritikuan për performancën

Të shuma kanë qenë reagimet në rrjet pas performancës së Ronela Hajatit në skenën e madhe të “Eurovision” në Torino të Italisë. Gjithashtu u komentua gjatë edhe skualifikimi i Shqipërisë për në finale.

Kënga “Sekret” ka arritur miliona shikime brenda 24 orëve, por pavarësisht kësaj ka nga ata që nuk ia kanë kursyer kritikat, ndonjëherë edhe të rënda.

E teksa po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Por këtyre kritikave u ka kthyer përgjigje këngëtarja e njohur përmes disa fakteve të postuara në “Instastory”. Ajo ka treguar suksesin që po korr kënga e saj dita ditës.

“Nuk është gjë kënga”-  i ka shkruajtur Dj Eri Dee, ndërsa artistja i është përgjigjur: “Na turpërove”.  “2 milionë! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”, duke iu referuar kështu komenteve negative të cilat më së shumti kanë qenë nga shqiptarë të cilët i dolën kundër artistes./L.K

/Zoom.al