zoom

Të gjitha

“Ndalma” , dëgjojeni pasi do jua rrëmbejë zemrën

Këngëtarët Alban Skenderaj dhe Lyrical Son kanë publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Ndalma”. Kënga është shkruar nga të dy këngëtarët. Produkti artistik ka arritur në mbi 4 mijë shikime.

Ndërkaq, Lorenc Aliaj qëndron prapa këtij projekti që është realizuar si prodhim nga ai. Videoja muzikore është xhiruar nën regji të Valon Azirit.

Projektin e fundit, Skenderaj e ka lancuar tre muaj më parë, të titulluar “Spektatore”, ndërsa Lyrical Son së bashku me MC Kreshën, publikuan janarin e sivjetshëm albumin “Muzikë e Alltisë”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura