zoom

Slider

Kënga e re e Mozzik, dedikim për ish-gruan Loredana? Fansat e pohojnë…

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar bashkëpunimin muzikor me miken e tij Kida, vetëm pak ditë pasi ish-gruaja e tij zyrtarizoi romancën e re me një futbollist.

Por kënga e re, “Forever Together” duket si një dedikim për ish-partneren e tij Loredana, të paktën kështu thonë fansat.

Në një pjesë të klipit, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash:

“Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.

Nuk dihet nëse kjo është një rastësi mes tyre, ama fansat janë të sigurtë që Mozzik duket se e paska thumbuar hapur reperen.

Loredana konfirmoi disa ditë më parë lidhjen e re me futbollstin e njohur gjerman, Kerem Adeyemi.