zoom

Politikë

Këlliçi publikon dokumentin skandaloz për Inceneratorin e Tiranës: SPAK bëri hetime të paplota!

Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi mbajtën sot një konferencë për shtyp për herë të parë për këtë vit, në mungesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku i fundit është në ‘arrest shtëpie’.

Gjatë konferencës, Këlliçi publikoi dokumentin për inceneratorin e Tiranës, ku tha se SPAK kreu hetime të njëanshme dhe të paplota.

Mes shkresave ishin edhe firma të kryebashkiakut Veliaj, ku opozita e PD pretendon se janë kryer shkelje flagrante dhe të rënda penale, të cilat Prokuroria e Posaçme duhet t’i hetonte.

Edhe Berisha më herët e ka ngritur diskutimin për këtë çështje, duek akuzuar Ramën dhe Veliajn se kanë kryer pagesa fiktive apo i kanë dhënë inceneratorin një firme që nuk ekzistonte. /ZOOM.AL/