Aplikacion
Këlliçi thotë se shuma prej 10.6 mijë eurosh i është dhënë televizionit nga inceneratori i Tiranës dhe Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë.
Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranë, i ka kërkuar SPAK të hetojë.
Deklarata e Këlliçit:
“I bëj thirrje SPAK të administrojë dokumentet që do bëj zyrtare për herë të parë. Kur kanë marrë materialet në shtëpinë e Zotos shpresoj të mos kenë harruar e-mailet, e dërguar nga zonja Julja Muça te Klodian Zoto dhe ç është përfaqësuesja e Zotos. Ka një faturë për Report TV që ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën në vitin 2021. Ka qenë fushata e zgjedhjeve të përgjithshme, kush kërkonte buxhet shtesë për këtë. Mbrapa është Erion Veliaj, ai ka qenë drejtues politik në Tiranë. Përgjigja nga Klodian Zoto ka qenë vetëm PO. Kjo PO-ja është fatura këtu vetëm 10 mijë euro që Erion Veliaj përmes inceneratorit ja paguan Bolinos. Ky është shembull sesi mediat në vend paguhen me taksat e qytetarëve dhe se si kontrollohet media në vend.
Meqë Bolino u shqetësua për Facebook-un tim, a është shqetësuar ndonjëherë për ndonjë ish-ministër që deklaroi se; dasmën në kala e bëri me pensionin e mamit, 500 e ca milionë lekë. Bollino nëse pretendon se unë gënjej për këto dokumente të më hedhë në gjyq, nëse media e tij është e ushqyer nga paratë e inceneratorit të Tiranës, po apo jo?! Meqë rrallë na qëllon të kemi kryeministrin këtu, si shpjegohet zoti Rama që Klodian Zoto, e keni në kërkim ndërkombëtar që dikur ishte bashkëpunëtor?! Paguajmë 80 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk ekziston, ky mjet që na qenka i domosdoshëm, pse e keni shpallur në kërkim?! Sigurisht që afera e inceneratorit po mbahet peng nga ana e kryeministrit këtu sepse nëse i shkohet në fund aty del benjiamini yt Erion Veliaj. Po bën vaki del edhe ti mbrapa!”, tha Këlliçi./Zoom.al