zoom

Aktualitet

Këlliçi del nga SPAK, tregon para gazetarëve për çfarë u pyet nga prokurorët

Dy orë zgjati dëshmia e ish-deputetit të PD, Belind Këlliçi në SPAK këtë të enjte.

Pasi përfundoi marrja në pyetje, ai tha para gazetarëve se ishte thirrur për një denoncim të bërë kundër tij për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme.

Për kë ka dyshime, Këlliçi i sfidoi të shkojnë te shkolla e tij dhe të pyesin, ndërsa shtoi se do të vijojë denoncimet kundër korrupsionit.

“Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shterues për shpifjet, vrerin e hedhur ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve 5D.

Jam i hapur për çdo pyetje dhe çdo sqarim të mëtejshëm me mua, familjen time që nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim.

Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua të nxjerrë fytyrën ballë për ballë siç e kam nxjerrë unë. Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar.

Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi.

Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar”, tha Belind Këlliçi.

Ai u kallëzua për falsifikim të diplomës nga avokati Idajet Beqiri. Sipas tij, Këlliçi, nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin “Harry Fultz” në Tiranë, pra nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Këlliçi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

Postime të lidhura