zoom

Stil

Kejvina i futet në shtrat Kristit gjatë natës, por i shkon dëm mundimi

Modelja Kejvina Kthella ka shkaktuar humor me veprimin e saj të fundit brenda shtëpisë së BBV kur i ka hyrë në shtrat gjatë natës Kristi Aliaj.

Me shaka ajo futet në shtratin e ish-konkurrentit të “Love Story”, teksa ai fle dhe në momentin që ai trembet e zgjohet, ajo thotë “më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”.

Teksa drejtohet nga dhoma dhe thotë më pas “s’ja vlen ky moj të thashë”. Mesa duket Kejvina kishtë bërë plan për të trembur Kristin dhe për të shkaktuar një tjetër reagim nga ai që mori.

Kujtojmë se së fundmi Kejvina, Luizi, Tea dhe Genti kanë qenë duke qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit ku si “shqiptarë” që janë kanë hapur muhabetin e pagave. Sa paguhet njëri dhe sa paguhet tjetri. Pa u vendosur fare në siklet, Kejvina Kthella ka treguar shifrat e larta që paguhet si modele në Shqipëri dhe në Itali.

“Minimumi 6000-7000 euro në muaj. Marr disa kontrata”, është shprehur ajo.
Në këtë bisedë diçka tregoi edhe Tea Trifoni, por pa përmendur shifra. Tea foli për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur falë pjesëmarrjes në programin e dashurisë “Për’puthen”. Ajo ka treguar edhe për eksperiencën si moderatore në “Goca dhe Gra”, ndërsa shprehet se “i ka ecur mirë”.