zoom

Aktualitet

Kavajë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Qerret. Sipas policisë, një shofer 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor 65-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

 

Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.

 

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.