zoom

Të gjitha

Katy Perry është ndarë me Orlando Bloom ?! Mediat spekulojnë se këngëtarja i ka dhënë fund martesës

Mesa duket gjërat nuk janë në rregull mes Katy Perry dhe Orlando Bloom pasi fansat janë të bindur se dyshja janë ndarë. Gjithçka nisi pasi këngëtarja nuk është parë me unazën e fejesës.

Në “Met Gala 2022” e cila u mbajt më 2 maj, bukuroshja brune kishte veshur një fustan të mrekullueshëm dhe një unazë por nuk ishte unaza e saj e fejesës me rubin. Katy gjithashtu nuk ka postuar aq shpesh me burrin e saj kohët e fundit.

Yjet e Hollivudit kishin lidhje nga janari 2016 deri në mars 2017, por më vonë ata u ndanë. Në shkurt 2018, ata u bashkuan përsëri dhe Bloom i propozoi Perry-t në shkurt të 2019 në ditën e Shën Valentinit.

Që atëherë, dukej sikur dyshja që kanë një vajzë së bashku, Daisy Dove, kanë qenë më të mirë se kurrë. Katy ka shprehur disa herë vështirësitë që ka patur të pranojë dashurinë në një marrëdhënie./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura