zoom

Bota

Katastrofë në Turqi/ Jugu nën pushtetin e flakëve, Veriu vuan nga përmbytjet

Diçka e pazakontë ajo që po ndodh në Turqi. Shteti është ndarë në dysh. Ndërsa jugu është gjunjëzuar nga flakët, veriu përballet me përmbytjet.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të rrezikshme dheu, duke u marrë jetën 27 personave. Të tjerë janë plagosur apo janë shpallur të humbur.

Helikopterët ndërhynë për të shpëtuar personat e bllokuar në çati, ndërsa automjetet u tërhoqën zvarrë nga rryma.

Përmbytjet prekën rajonet bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun. Meteorologët thonë se një katastrofë e tillë nuk ishte parë në 50 ose 100 vjet.

Postime të lidhura