zoom

Bota

“Zoti pranoftë veprat tona!”/ Ndihmoi zjarrfikësit me ujë, vdes mes flakëve 25-vjeçari

Në mesin e viktimave të regjistruara në Turqi është edhe 25-vjeçari Sahin Akdemir. Flakët që kanë përpirë vendin i kanë marrë jetën disa personave deri tani.

I riu ka qenë gjatë gjithë kohës duke ndihmuar forcat zjarrfikëse, por më pas ka gjetur vdekjen. Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje që ata të ndihmoheshin.

I riu gjatë rrugës për të çuar ujë te zjarrfikësit thoshte: Vazhdoni të çoni ujë, Zoti na i pranoftë veprat tona të mira!

Trupi i pajetë i Akdemirit u dërgua në morgun e Spitalit Shtetëror Marmaris.