zoom

Aktualitet

Kartelit shqiptar iu kapën rreth 1 ton kokainë më 2021, paratë pastroheshin në Shqipëri! (Rastet)

Karteli shqipfolës i goditur në operacionin e fundit të koduar “SKY ECC”, me 11 urdhër-arresti dhe mes tyre ish-krerë policie, zyrtarë aktualë të këtij sektori dhe efektivë, hetohej prej të paktën 5 vitesh, teksa dokumentimet me prova, kryesisht biseda dhe sekuestrime, deri në pastrime parash, starton nga viti 2021.

Bëhet fjalë për kapjen e ngarkesave në periudha të ndryshme, teksa informacionet flasin për ngarkesa të porositura pothuajse çdo muaj nga Kolumbia apo Ekuadori, që vinin me anije, deri edhe në portet shqiptare. Bazat kryesore të kartelit ishin në Holandë dhe Belgjikë. Sasia e sekuestruar në katër operacione të ndryshme, në Brazil, Holandë, Gjermani dhe Spanjë, shkonte në rreth 1 tonë. Gati 90 përqind e saj ishte kokainë e pastër. Vlera në treg mund të shkonte deri në 1 mld euro nëse shitej me çmimin e pakicës. Paratë që fitoheshin në këto vende, pastroheshin nëpërmjet kompanive të ndryshme në Shqipëri. Më poshtë lista e rasteve dhe detajet.

 

Rastet e dokumentuara:

-Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021

-Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021

-Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani

-Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë

-Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

-Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

/ZOOM.AL/