zoom

Aktualitet

Kapet në Spanjë shqiptari i dënuar për dy krime, Interpoli nis procedurat e ekstradimit (EMRI)

Arrestohet në Spanjë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, Aleksandër Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi bëri të ditur se arrestimi i Frrokut u bë në kuadër të operacionit “Weekend”. Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

“Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim. Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri. /ZOOM.AL/