Aplikacion
I arrestuari konfirmohet se është Ilia Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim ne kuadër të operacionit “Revanshi”.
Me urdhër të SPAK u lëshuan 50 urdhër-arreste, mes tyre edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i cili dyshohet se fshihet në Dubai. Goditja u bë pas përgjimeve, ku grupet rivale ruanin, spiunonin dhe i bënin atentate njëri-tjetrit për hakmarrje, larje hesapesh dhe kontroll territori.
Ilia Ndoka akuzohet për pastrim parash kryer në bashkëpunim, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK ndërmori një aksion për goditjen e grupeve kriminale, rivale dhe bashkëpunëtor me njëri-tjetrin.
Policia e Shtetit po punon për ekstradimin e tij me Interpol Romën. /ZOOM.AL/
Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin dhe çfarë iu gjeti policia në lokal (Pamjet)