zoom

Aktualitet

Kapen me kokainë dhe me mbi 22 mijë euro , në pranga motër e vëlla

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pasi janë kapur me kokainë dhe mbi 22 mijë euro cash në banesë. Në pranga kanë rënë shqiptarët, motër dhe vëlla, të moshave 30 dhe 25 vjeç.

Pasditen e së enjtes, hetuesit kanë ndjekur të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami jnjë shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e saj zbuloi përfshirjen e vëllait të saj. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera.

Sakaq u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.