zoom

Lajme

Kaos në sallë, Bardhi akuzon Felajn: S’ke kuorum, po falsifikon votimin, janë vetëm 68 deputetë

Kaos dhe tensione në Parlament ditën e sotme, teksa Garda nuk lejon opozitën te foltorja.

Ndërkohë që Zëvendës kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, deputeti Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën. Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Kurse deputeti Ervin Salianji, duke bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele.

“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.

Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej:

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

/ZOOM.AL/