zoom

Aktualitet

“Kanë rrëmbyer një vajzë në Kombinat”/ Alarmi i faqes së njohur në FB

Faqja e njohur në Facebook, “Lolita” ka bërë një denoncim publik për rrëmbimin e një të reje në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas denoncimit të publikuar, ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Qelqit, rreth orës 18:00 kur dy burra kanë dalë nga një automjet me xhama të errët dhe kanë marrë më forcë një vajzë të re.

Denoncimi: URGJENTE

Në Rrugën e Qelqit (për në Kombinat), para pak minutash kanë marrë me forcë një vajzë dhe e kanë futur në makinë. Mercedes i zi CLK, me xhama të zinj, targa AB021 AI ose OI (se e ka qenë për shpejt). 2 meshkujt para, vajzën e futën mbrapa.
I bëj thirrje Policia e Shtetit të veprojë dhe kujtdo që ka informacion ta denoncojë në polici.

Nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen./ Zoom.al