zoom

Politikë

Kandidatja e LSI, Esmeralda Demiraj: E gjithë Shqipëria ka vendosur të votojë ndryshimin më 25 prill

Kandidatja e LSI në Tiranë, Esmeralda Demiraj ka zhvilluar takime ditën e sotme me banorët e Rrogozhinës në Qarkun e Tiranës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Demiraj shprehet se jo vetëm qyteti i Tiranës, por gjithë Shqipëria ka vendosur që 25 prilli të jetë dita e ndryshimit.

“Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria e ka vendosur se më 25 prill do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita ku do i vijë fundi mjerimit të Shqiptarëve.

Ditën e sotme pata kënaqësinë që t’u shpjegoja programin e LSI-së banorëve të Rrogozhinës, të cilët janë të vendosur për të na mbështetur. Më 25 prill votoni Nr. 6 partia LSI dhe Nr.18 Esmeralda Demiraj”,- shkruan Esmeralda Demiraj në një postim në Facebook.