zoom

Aktualitet

Kandidati i PS në gjendje të rëndë, niset me urgjencë për Tiranë

Kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Melaim Damzi, është dërguar me helikopter në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Gazetarja e ABC, Ema Shazivari, njofton se nuk është raportuar që Damzi të jetë i infektuar me covid-19, ndërsa struktura spitalore e QSUT prej një viti përdoret për trajtimin e pacientëve me covid.

Damzi është mjek në profesion ndërsa ndodhet i katërti në listat e Partisë Socialiste për qarkun Dibër, ku vetëm pak ditë më parë është prezantuar nga PS si kandidat për një ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.