zoom

Të gjitha

“Kam mbrojtur të drejtat e grave”, kërcënohet Adriana Matoshi

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, njëkohësisht deputete e Kuvendit të Kosovës është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të grave. Së fundmi ajo ka deklaruar publikisht se ka marrë kërcënime të ndryshme, pasi i është futur kësaj rruge.

Përmes një statusi të publikuar në “Facebook”, Adriana është shprehur se kërcënime të tilla nuk do ta ndalin në këtë angazhim.

Ajo ka bërë të ditur se kjo ka ardhur sidomos prej ndihmës që po ju jep grave, të cilat me vite kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshortët e tyre.

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Më tej, Matoshi ka shtuar se ajo nuk i frikësohet aspak kërcënimeve të tilla dhe do të vazhdojë të punojë sa më fort për mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe parlament ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka përfunduar ajo.

Postime të lidhura