zoom

Aktualitet

“Kam babain në gjendje të rëndë”- Grabiti postën private, zbardhet dëshmia e të riut

Është zbardhur dëshmia e Ordis Mollës, i cili grabiti një postë private nën kërcënimin e armës.

27-vjeçari ka deklaruar para hetuese se kishte babain sëmurë dhe nuk kishte gjetur mënyrë tjetër për të siguruar paratë që i ati të kurohej.

“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, ka rrëfyer ai.

Gjykata vendosi të lërë në burg të riun, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes.

Mbrëmjen e së të mërkurës ai kërcënoi me thikë punonjësen e postës private në kryeqytet dhe mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.