zoom

Bota

Kalush Orchestra shesin në ankand trofeun e Eurovision

Grupi muzikor ukrainas Kalush Orchestra, i cili fitoi Eurovision Song Contest 2022, e shiti trofeun në ankand.

Trofeu i fituar u shit në ankand për 900 mijë dollarë dhe të ardhurat e siguruara do të shkojnë për Forcat e Armatosura ukrainase, për të blerë tre dronë.

Trofeu u shit në ditën kur u shfaq në një koncert bamirësie në Berlin, me qëllim mbledhjen e parave për kujdes shëndetësor dhe furnizime tjera.

Nisja e agresionit ushtarak rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt, duke shkaktuar me mijëra të vrarë në radhët e popullsisë civile.