Aplikacion
Artistja rrëfeu se e kuptoi vonë që ishte me depresion, por sipas saj shenjat dhe simptomat e çonin drejt kësaj gjendje.
Ajo zbuloi se ishte një fazë e ndërlikuar në jetën e saj, ku kishte momente ankthi dhe pyeste veten “pse ekzistoj”, duke pasur frikë për jetën.
“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën”, rrëfeu Eneda Tarifa.
Këngëtarja zbuloi se muzika ishte terapia e saj, ndërsa shtoi se disa herë ka lënë orare me psikologen, por sërish nuk ka ikur.
“Unë vetë kam kaluar shumë nga këto momente përmes muzikës, e cila ka qenë forma ime e terapisë”, tha Eneda Tarifa.