zoom

Lajme

“Ka vendosur monopol dhe po prish konkurrencën në treg” – SHBA padit Apple

Gjigandi Apple akuzohet se po prish konkurrencën e lirë në tregun e teknologjisë.

Me këtë argument, Departamenti i Drejtësisë në SHBA paditi Apple, duke u mbështetur në faktin që kjo kompani bllokon aksesin e rivalëve në teknologjinë e produkteve të saj, si programi i mesazheve iMessage dhe asistenti virtual Siri.

Apple, sipas padisë, po kufizon klientët, edhe pse në nëntor kishte pranuar të përmirësonte lidhjet mes aparateve iPhone dhe atyre Android.

Si shembull merret ajo që ndodhi me kompaninë e mesazheve Beeper. Fillimisht, Apple pranoi integrimin e saj me Beeper, por më pas nuk lejonte përdoruesve jo-iPhone të këmbenin mesazhe në iMesasages.

“Megjithse besojmë se është një produkt fantastik, ne nuk mud të luajmë këtë ‘macja me miun’ me kompaninë më të madhe në botë,” tha mes të tjerash kreu i Beeper, Eric Migicovsky, pas ankesave.

Ankesa ka patur edhe nga rrjeti i shkarkimeve për muzikë Spotify se Apple i ka kufizuar përdoruesit vetëm te programet e saj si Apple Music.

Padia, e dorëzuar në New Jersey, vjen pas një serie hetimesh në vitet e fundit ndaj grupeve të mëdha të teknologjisë si Amazon, Apple për eliminim të paligjshëm të konkurrentëve.