Aplikacion
Vërshimi i ujërave ka shkaktuar të paktën 140 viktima deri tani, sipas raportimeve të autoriteteve lokale.
Dogs effected by DANApic.twitter.com/kcDhiFadpd
— Trend Tracker (@itswpceo) October 30, 2024
Kryeministri i Spanjës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ekipet vijojnë kërkimet për persona të zhdukur.
Carspic.twitter.com/BfeTwKv9zR
— Trend Tracker (@itswpceo) October 30, 2024
Më herët Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar në rrugë nga balta.
Una gran persona jamás abandona a su mascota. Ni con el agua al cuello inundándose su casa en Valencia mientras la rescatan.
Toda mi admiración👏🏻 pic.twitter.com/d4uO8EzLft— Fran Navarro (@fran_navarr0) October 30, 2024
Dëshmitë e njerëzve që jetuan fatkeqësinë janë tronditëse.
“Kur uji filloi të ngrihej, erdhi si një valë,” tha Guillermo Perez.
“Ishte si një cunami”, tha një 21-vjeçar nga Paiporta, pranë Valencias.
Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga e enjtja deri të shtunën. Sipas vlerësimeve të qeverisë, rreth 140,000 njerëz janë pa energji elektrike.
Rreth 132 mijë prej tyre ndodhen në Valencia, e cila ka pësuar goditjen më të madhe deri më tani.