zoom

Politikë

Jorida Tabaku: Partia Demokratike duhet të dalë e bashkuar më 14 maj. Basha është e shkuara

Deputetja Jorida Tabaku, në një komunikim për mediat tha se Partia Demokratike duhet të dalë e bashkuar. Gjithashtu u shpreh se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se tashmë i përket të shkuarës. Më tej shtoi se është koha që PD të shohë nga e ardhmja.

“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar, është i njejtë me qëndrimin që kisha përpara 2 marsit dhe ashtu siç e kisha thënë 3 marsi për mua ishte një ditë rutinë.

Partia Demokratike duhet patjetër që të dal bashkë zgjedhjet e 14 majit!

Nuk ka absolutisht asnjë alternativë tjetër përveçse të bashkuar dhe besoj të gjithë e kemi kuptuar se sot kundërshtari është përballë nesh, nuk është në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi se çfarë pozicioni kam unë… unë si një qytetare e thjeshtë, si një demokrate e thjeshtë nuk ka rëndësi së çfarë pozicioni ka secili prej kolegëve.

Nuk ka rëndësi fare sot në këtë moment që secili prej nesh të shohi interesin e tij personal, por ne duhet secili të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Unë nuk besoj që ne garën e kemi me njëri tjetrin, por e kemi me kundërshtarin. Unë I bëj thirrje të gjithë kolegëve të Partisë Demokratike që sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë sot atë që fatkeqësisht nuk ofruam dot në vitin 2019.

Shqiptarët presin një ofertë serioze nga politika, nga Partia Demokratike dhe është e pandershme dhe e padrejtë që ne në këtë moment të shohim pjesën tonë personale dhe të interesohemi se çfarë pozicioni ka secili prej nesh.

Si qytetare e thjeshtë, si anëtare e thjeshtë e Partisë Demokratike unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike si një alternativë e vetme.

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, është e shkuara e Partisë Demokratike dhe ne duhet të shohim nga e ardhmja.

Interesi i demokratëve duhet të jetë ai që duhet të na drejtojë, jo interesi jonë!”