Aplikacion
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, i dha yllit të Hollywood-it, Johnny Depp medaljen e artë të vendit të tij “për merita të jashtëzakonshme në aktivitete publike e kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë dhe promovimit të Serbisë në botë”. Vuçiç dekoroi aktorin amerikan në Beograd, në Ditën e Republikës.
Gjatë fjalimit aktori famshëm i Hollywood-it falënderoi Presidentin Vuçiç, regjisorin Emir Kusturica – me të cilin bashkëpunoi për filmin “Arizona Dream” të vitit 1993 – si dhe njerëzit me të cilët ka punuar në Serbi. Ai u zotua gjithashtu se do të ketë një “rifillim” në Serbi.
Në Tetor 2021, Depp vizitoi Serbinë dhe u takua me Vuçiç gjatë promovimit të serialit të animuar “Puffins”, në të cilin ai shpreh një personazh kryesor. Seriali i animuar 3-D me 168 episode u krijua nga “Iervolino Studios” dhe u prodhua nga “Archangel Digital Studios” me bazë në Beograd, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.