zoom

Lajme

JLo dhe Ben Affleck shkëmbejnë dhuratat e Krishtlindjeve! A do të ketë një pajtim në të ardhmen?

Procesi i ndarjes mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ende po ecën ngadalë përpara, për shkak të dyshimeve të vazhdueshme të çiftit. Ata mbeten në kontakt dhe gjatë kësaj periudhe festive ka mundësi që të kenë disa takime sporadike.

Sipas, Daily Mail , JLo dhe Ben u takuan të dielën në orën 14:00 në Soho House , një klub ekskluziv në West Hollywood , ku shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve gjatë drekës.

U raportua se të dielën, Ben shkoi në Brentwood Park për të marrë djalin e tij Finn nga shtëpia e ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner, me të cilën ai ka qëndruar gjatë procesit të divorcit nga JLo dhe me të cilin kaloi Ditën e Falënderimeve.

“Ata kanë qëllim që të mbeten në jetën e njëri-tjetrit, pavarësisht se nuk janë në një lidhje”, zbuloi një burim për Page Six të martën.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ende nuk janë në gjendje të bien dakord për kushtet e divorcit të tyre dhe situata mund të zvarritet për një kohë të gjatë, tha një burim ekskluzivisht për In Touch.

Postime të lidhura