zoom

Aktualitet

Jetonte e vetme pranë konviktit të Lezhës, gruaja gjendet e vdekur. Nisin hetimet, detajet e para

Një grua që jetonte e vetme pranë konviktit në Lezhë, është gjetur e vdekur ditën e sotme, në rrethana e shkaqe që po hetohen nga ekspertët e policisë dhe mjekësisë.

Sinjalizimi është dhënë nga banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës, bashkë me policinë kane ndërhyrë dhe hapur derën.

Policia nuk dha identitetin e viktimës, teksa mësohet se e ndjera është mbi 60-vjeçe, teksa besohet për një vdekje natyrale.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në Morgun e spitalit rajonal te Lezhës. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura