Aplikacion
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer ironinë për BE, duke thënë se në Ballkan jeta është e bukur pasi mund të ndodhë gjithçka, ndryshe nga në BE që sipas tij dihet se çfarë do të ndodhë, e këtu e kishte fjalën për integrimin.
“Në fund të shkurtit të nënshkruajmë një marrëveshje mes universiteteve për bashkëpunim me programe dhe aktivitete si dhe për të shtrirë dhe të komunikojmë edhe me rrjetin akademik të BE. Kemi mësuar duke punuar se ajo që mund të bësh nëse përqendrohesh për 2 ditë mund të mos e bësh për 2 vjet. Dua t’ia jap fjalën dikujt që dua ta përmbyllë këtë takim dhe do çelë takimin në Maqedoni, jeta është e bukur në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë, nuk është si në BE që ti e di çdo ndodhë. Pra është agjenti marko, për t’u siguruar që po bëjmë punën si duhet”, tha Rama.
Siç është bërë me dije më herët në këtë takim u frimosën disa marrëveshje, që lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.
Bashkia e Tiranës jep për ndërtim 7 pasuri të vetat tek ish-stacioni i Trenit, kompanisë “StarTek”