zoom

Lajme

Jennifer Lopez dorëzohet, nuk do e shpëtojë martesën me Ben Affleck: I mërzitur dhe negativ…!

Jennifer Lopez ka hequr dorë nga përpjekjet për të bërë të funksionojë martesën e saj me Ben Affleck, tha së fundmi një burim për “DailyMail.com”.

Mes thashethemeve se dyshja po shkon drejt divorcit, një burim ka pohuar se ylli i popit ka arritur kufirin e saj dhe nuk ndjen më se mund të bëjë asgjë më shumë për të shpëtuar lidhjen.

“Jenny është ngopur dhe ajo është përpjekur vërtet, por nuk mund të bëjë asgjë, ajo nuk po përmirësohet, po përkeqësohet”, tha i njëjti burim i industrisë muzikore.

Ai komentoi se arsyeja kryesore që JLo, 54 vjeçe, la burrin e saj 51-vjeçar ishte sepse ai ishte gjithmonë “i mërzitur dhe negativ”.

Prej kohësh çifti që u martua për herë të dytë, po jetojnë të ndarë. /ZOOM.AL/