zoom

Lajme

JLo dhe Ben Affleck, takim 4 orë mes thashethemeve për ndarje! Ç’ndodhi në rezidencë

Ben Affleck ka vizituar Jennifer Lopez në rezidencën e tyre në Beverly Hills fundjavën e kaluar, mes thashethemeve se janë drejt ndarjes.

Aktori i ” Gone Girl” u fotografua duke dalë nga prona me Mercedesin e tij të zi të dielën në mbrëmje, pasi kishte kaluar katër orë në rezidencë nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

Përfaqësuesit e Affleck dhe Lopez nuk kanë komentuar vizitën. Raportohet se çifti ka vendosur të shesë shtëpinë e tyre luksoze, vetëm një vit pasi e blenë për 60.85 milionë dollarë.

Burimet zbuluan për TMZ se çifti ka punësuar sekserin Santiago Arana nga The Agency për të shitur banesën, me një çmim prej rreth 65 milionë dollarë.

Rezidenca prej 43.000 metrash katrorë përmban 17 dhoma gjumi, 30 banja, parkim për 80 automjete, një kompleks sportiv të brendshëm, një bar sportiv, zona relaksimi në natyrë dhe një pishinë.

Mes thashethemeve të ndarjes, Affleck thuhet se ka jetuar veçmas nga Lopez. Ndërkohë, aktorja kapur mat duke parë shtëpi me një mik, duke nxitur më tej spekulimet për statusin e tyre martesor.

Pavarësisht thashethemeve, Lopez se ka hequr unazën e martesës. Çifti kanë vazhduar të dalin publikisht së bashku. Javën e kaluar, ata morën pjesë në lojën e basketbollit të djalit të Affleck, Samuel, ku shkëmbyen puthje në publik.