Aplikacion
Mbrëmjen e djeshme ish-banorët e këtij reality show u futën në shtëpi duke festuar për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit, në një moment Romeo i tha Heidit të shikojë barkun e rrumbullakosur të Sara Gjordenit, e cila është shtatzënë.
“Baçi pas 3 muajsh”, u shpreh modelja, megjithëse konkurrentja tha se ajo është një vajzë tradicionale dhe nuk bën fëmijë pa u martuar. “Të dielën tjetër dasmën”, tha aktori, duke treguar se ka shumë dëshirë që të bëhet baba.
“Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?” u shpreh Heidi, e cila tregoi se nuk është e gatshme që të sjellë në jetë një fëmijë, megjithëse Romeo ka shumë dëshirë.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Të dua shumë.
Romeo: Unë më shumë, por shiko Sarën (për barkun e rrumbullakosur).
Sara: Baçi pas 3 muajsh.
Vesa: Do ju këndoj në dasmën reale. Kur doni të bëni dasëm.
Heidi: Unë jam vajzë tradicionale, nuk bëj kështu gjërash para dasmës.
Romeo: Kur dalim ne, të shtunën! Të dielën tjetër dasmën.
Vesa: Ashtu duhet.
Romeo: Se mos është problem të mbledhësh njerëzit, me një kështu (fishkëllen).
Vesa: Do ta bëjë shumë shpejt.
Heidi: Nuk i bëj unë këto gjëra pa u martuar tamam.
Vesa: Problemin më të vogël nuk e kam.
Heidi: Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë? /ZOOM.AL/
Salla bosh, jashtë protesta! Pse s’po nis takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Londër?