zoom

Aktualitet

“Janë fëmijët në rrugë të madhe”! Policia rrethon “5 Majin”, sot shemben të tjera shtëpi

Sot pritet të shemben banesa të tjera në zonën e “5 Majit” në Tiranë, saktësisht në njësinë numër 4. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të qenë në gatishmëri.

Disa banorë po bëjnë rezistencë, duke refuzuar të dalin nga shtëpitë.

“Ju lutem se janë fëmijët e vegjël në rrugë të madhe”, dëgjohet të thotë një grua.

Policia ka rrethuar zonën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Duhet thënë se prej javësh, banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave.

“Nëse bie dakord me mua hajde shembe (shrëpinë), të ndihmoj edhe unë. Por nuk kemi rënë dakord. (Familjarët) Po nxirren me zor nga Forcat Speciale, Forcat Speciale që duhet të kapin kriminelët, por po nxjerrin me forcë prindërit e mi nga shtëpia”, shprehet një banor i lagjes “5 Maji”.

Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit, por edhe Unazës së  Madhe. Në protestën e fundit para Kryeministrisë, banorët paralajmëruan madje edhe grevë urie.

Postime të lidhura