zoom

Lajme

Jamarbër Malltezi mbetet në “arrest shtëpie”, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës

Nuk u pranua as në seancën e kësaj të mërkure kërkesa e Jamarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ky i fundit u izolua në banesë në muajin nëntor të vitit 2023 me vendim të gjyqtares së Apelit të Posaçëm Ilirjana Olldashi, e cila prishi vendimin e shkallës së parë të dhënë nga Irena Gjoka për masën “arrest në burg”.

Malltezi dhe Berisha u hetuan nga Prokuroria e Poaaccme antikorrupsion për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ku sot janë ngritur disa pallate.

SPAK e akuzon Jamarbër Malltezin se ka kryer veprat penale korrupsion aktiv dhe pastrim parash, ndërsa Berishën për korrupsion pasiv.

Të enjten në datë 6 mars, Gjykata e Posaçme pritet të japë vendimmarrjen mbi kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të kësaj dosje për gjykim.

Nën akuzë për këtë çështje janë vënë edhe tre persona të tjerë, mes tyre Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Postime të lidhura