zoom

Slider

Ja përse dështoi transferimi i sulmuesit Vedat Muriqit te Club Brugge

Transferimi i Vedat Muriqit te klubi belg, Club Brugge ka dështuar. Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira raporton se sulmuesi kosovar dështoi në testet mjekësore.

Por, si rrodhi e gjithë ngjarja deri te dështimi i transferimit? Vedat Muriqi pati një formë fantastike me Mallorca-n, duke e shpëtuar nga rënia prej La Liga.

Ai më pas iu bashkua Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke treguar perfomanca solide. Mallorca nuk mundi ta transferonte, ndërsa Muriqi shikonte opsionet tjera për ta vazhduar karrierën.

Derisa të merrej një vendim përfundimtar, ai i kaloi disa ditë me pushime në Turqi. Madje, në Turqi kishte kaluar pak kohë edhe me Milot Rashicën, i cili po ashtu ishte me pushime atje.

Ndërsa, dje, sulmuesi shtatlartë u nis drejt Belgjikës. Paraprakisht, ai e dha edhe një intervistë për një medium turk, duke e konfirmuar vet kalimin në Belgjikë.

“Në fakt nuk i rrit pritshmëritë, këtë e bëjmë profesionalisht, është nder të jem aq shumë i kërkuar në një vend, të jesh futbollisti më i shtrenjtë në historinë e një klubi. Unë i zgjedh fjalët sepse është ende jo zyrtare. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Fati qoftë me ne, shpresoj të vazhdoj të luftoj si Vedat Muriqi në çdo ekip ku shkoj, duke bërë gjëra të mira në një hap tjetër në karrierën time. Kam pasur një pjesë të dytë të mirë në Mallorca, performanca ime ishte e mirë. Ka pasur disa oferta nga atje, kështu që ne kërkuam kontratën më të përshtatshme”, kishte deklaruar dje Muriqi. /zoom.al/