zoom

Aktualitet

Ja kush është 46-vjeçarja që humbi jetën në Kuçovë, ishte në motor me të birin por… (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Kuçovë, ku humbi jetën një 46-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Miranda Pasho, ndërsa mësohet se ajo ndodhej në motor me djalin e saj, 20-vjeçari Leonard Pasho.

I riu ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me bordurat e rrugës, ndërsa 46-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë.