zoom

Bota

Izraeli shkakton tjetër masakër në Rafah, 7 të vrarë në bombardime dhe 4 prej tyre janë fëmijë

Një tjetër masakër e rëndë në Gaza, ku viktimat janë kryesisht fëmijë dhe anëtarë familjeje, si ajo e tre javëve më parë në Rafah.

Një sulm ajror gjatë tjetër natës është regjistruar në një shtëpi në veri të Rafahut. Nga sulmi raportohet se janë regjistruar 7 viktima, përfshirë 4 fëmijë.

Lajmi raportohet nga “Al Jazeera”. Edhe në zonën lindore të Rafah transmetuesi i Katarit flet për “një rritje të sulmeve ajrore dhe bombardimeve artilerie”.

Sulmet ushtarake izraelite janë intensifikuar edhe në pjesë të Gazës veriore, si në lagjen Sheikh Ijlin, si dhe në qendër të Rripit, ku dëshmitarët okularë thonë se ka “granata të vazhdueshme intensive artilerie”. /ZOOM.AL/