zoom

Bota

Izraeli dërgon ushtrinë në Bregun Perëndimor, ka viktima e të plagosur

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të gjerë ushtarak në Bregun Perëndimor.

Tanke dhe mjete të rënda u panë të zbarkonin në zonë, ndërsa u njoftua se operacioni kishte për qëllim luftimin e terroristëve.

Të paktën 11 persona janë vrarë nga forcat izraelite, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Pesë prej tyre u vranë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Al Fara dhe gjashtë të tjerë në një sulm më dron dhe përleshje të armatosura në Jenin.

Grupet e armatosur aleatë të Hamasit, thanë në deklarata të veçanta se luftëtarët e tyre do të kundërpërgjigjen ndaj ushtarëve të izraelit.

Ky duket të jetë operacioni më i madh izraelit në të paktën katër qytete palestineze të shënjestruara në të njëjtën kohë, Jenin, Tulkarm, Nablus dhe Tubas./ Zoom.al