zoom

Aktualitet

Iu vu tritol në makinë, Artan Lleshi: Dyshoj për një vrasje të vitit 2000

Artan Lleshi, pronari i makinës Audi Q7, të cilës iu vendos tritol pak pas mesnate në Kamëz, i kontaktuar përmes celularit ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai ka mohuar kategorisht çdo lloj konflikti me ndonjë person për shkak të jetesës së tij në Angli, siç u raportua fillimisht. Dyshimet e tij lidhen me një vrasje që ka bërë xhaxhai i Lleshit në vitin 2000.

Artan Lleshi ndër të tjera ka deklaruar se ka 8 vite që është kthyer nga Anglia.

Mesazhi i Artan Leshit:

Po shoh lajme fallco edhe po habitem qe po thone jeton ne Angli, ka mbi 8 vite qe jam kthyer nga Anglia. I vetmi dyshim qe kam ne vitin 2000, xhaxhai im ka vrare nje person dhe ka kryer denimin.

Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt. Ka 9 vjet qe jam kthyer nga Anglia.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Bulevardi Blu” në Kamëz, ku si pasojë e shpërthimit në automjetin tip “Audi” u dëmtua edhe biznesi në afërsi të tij./zoom.al/

 

Postime të lidhura