Aplikacion
Aktori i humorit shprehet se nuk ishte ai që zhveshi Beatrix Ramosajn në Big Brother Vip dhe se s‘ka arsye pse t‘i kërkojë falje për deklaratën e tij.
“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, tha Albano Bogdo, referuar lidhjes së Beatrixës me aktorin Donald Veshaj.
Aktori thekson se e vetmja gjë për të cilën i kërkon ndjesë këngëtares, është shqetësimi që i kanë sjellë ata që i quajti “plehra“ të Shqipërisë.
“Mu çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju.
U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.
Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund ti kenë shkuar.
Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, tha Albano Bogdo në TikTok.
Çfarë deklaroi Beatrix Ramosaj
Këngëtarja u shpreh se me fjalët e thëna në emisionin e tij, ka lënduar gratë dhe vajzat shqiptare.
Ndërsa paralajmëroi se do të ndërmarrë masa ligjore.
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.
Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.
Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!
Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.
Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.
P.S.
E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!” – shkruan Beatrix Ramosaj