zoom

Aktualitet

Iu hodh makina në erë me tritol, arrestohet noterja e njohur në Tiranë

Policia ka arrestuar një notere në Tiranë për shpërdorim të detyrës dhe vjedhje. Burime zyrtare bënë të ditur se bëhet fjalë për noteren Rezarta Koçi.

Ajo është një emër i njohur për policinë, pasi pak muaj më parë (nëntor 2021) iu hodh në erë me tritol një makinë tip “Range Rover”, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Policia tha se 40-vjeçarja u arrestua në operacionin e koduar me emrin “Noterja”, pas një bashkëpunimi të Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. /Zoom.al

 

 

Postime të lidhura