Aplikacion
Mediat përtej Adriatikut, kanë publikuar pamje të përmbytjeve dhe tregojnë se në zona të caktuara ka pasur rrëshqitje dherash. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shpëtuar të moshuarit dhe personat e tjerë që kanë pasur nevojë për ndihmë.
Sipas raportimeve 50 persona ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre, ndërsa rruga shtetërore Regina, u bllokua nga uji.
Situata vijon të mbetet e vështirë në zonën e Belivos, pasi ekziston mundësia që të rritet së tepërmi diga e liqenit Cernobbio dhe përmbytjet të bëhen më të mëdha. Kujtojmë se javët e fundit pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është “mbërthyer” nga uji.
Të shumta ishin dëmet materiale të shkaktuara si dhe janë regjistruar qindra viktima.