Aplikacion
Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacionin policor i koduar “Milano 2″, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /ZOOM.AL/