zoom

Të gjitha

Itali/ Ish-burri e goditi 7 herë me thikë, shqiptarja zgjohet në spital: Ku janë fëmijët e mi?

Italia u trondit pas tentativës për vrasje që një shqiptar i bëri ish-bashkëshortes së tij, duke e goditur disa herë me thikë në lagjen “ La spezia” në Itali.

Ndërsa gruaja ndodhet në spital me plagë të rënda në trup, ajo është zgjuar dhe sipas mediave italiane pyetja e parë ka qenë “ Ku janë fëmijët e mi, si janë’’?

Shqiptarja u qëllua brenda një autobusi të mbushur me njerëz, i cili shkonte drejt detit.

Ndërkohë, disa qindra metra më tutje, ish-bashkëshorti Sokol Begaj, 37 vjeç, shqiptar ndodhet në qeli në burgun e vilës Andreino, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

“Ai është në një gjendje të vështirë psikologjike sepse nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur”, thotë avokati i tij, Cristian Falconi.

Ish-partnerja ka paditur Begajn për keqtrajtim në familje, akuzë që ende nuk është gjykuar. Para ngjarjes, shqiptari kërkoi ndihmë mjekësore në spital dhe më pas takoi prindërit e tij.

Ndërsa një ditë para ngjarjes, ish-çifti kishte arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve. /zoom.al/